Aspiron të bëhesh drejtues? Sillu si një Hi-Po (high potential)

Nëse ti je një nga ata që aspiron të bëhesh një drejtues i mirë, mund të fillosh të sillesh si i till. Pse pikërisht tani?
Në më pak se 10 vjet baby boomers do të largohen përfundimisht nga rolet drejtuese dhe mundësi të reja do të fillojnë gradualisht të krijohen për millennials. Edhe pse mund të jesh në një kompani që nuk e ka një program për zhvillimin e drejtuesve të së ardhmes, ti sillu si një HiPo. Të garantojë se do të biesh në sy të atyre që mund ta çojnë karrierën tënde një shkallë më lartë.

Si të sillesh si një HiPo?


#1 Jep maksimumin tënd
Mos realizo vetëm çfarë pritet prej teje; tejkalo pritshmëritë. Gjithmonë, çdo ditë. Të identifikohesh si një HiPo, fillon dhe vazhdon me performancë superiore.


#2 Guxo të njohësh potencialin tënd
A je i vetëdijshëm për impaktin tënd unik që ke në punën tënde? A e di si të perceptojnë të tjerët në vendin e punës? Nëse do një pozicion drejtues në të ardhmen, duhet të kesh përgjigjet.
Kjo sepse drejtuesit e së ardhmes duhet të kenë vetëndërgjegjësim të lartë. Duhet të dish pikat e tua të forta dhe si mund të ndikosh përmes tyre për të arritur rezultate.
Nëse nuk e njeh akoma potencialin tënd, kërko nga një menaxher, mentor ose koleg i besuar të përshkruajë ato që ai/ajo mendon për ty. Nëse vë re tipare pozitive që përmenden më shumë se një herë, kërko në mënyrë agresive mundësitë për t’i vënë sa më shumë në praktikë ato pika të forta.


>>>Bëhu pjesë e programit Potenciali Menaxherial dhe njih potencialin tënd.


#3 Mendo në mënyrë strategjike
Për të përparuar në karrierë dhe marrë një rol si drejtues, duhet të mendosh në mënyrë strategjike. Pavarësisht pozicionit ku je, gjithmonë sfido mënyrën tënde të menduarit me pyetje:
-Si mund të bëhen gjërat më mirë?
-Si mund t’i shtoj vlerë kompanisë
-Si mund t’i shtoj të ardhurat për kompaninë.
Për çdo problem që do të hasësh, në vend që të reagosh, përpiqu të përcaktosh shkakun pse ndodhi dhe shkëmbe ide me ekipin çfarë mund të bëni për ta zgjidhur.


#4 Gjeni një mentor
Në këtë fazë është shumë e rëndësishme të krijosh marrëdhënie të mira me një mentor që mund të udhëzojë si të zhvillohesh. Nëse admiron një drejtues në punën që punon, pyete nëse ai mund të jetë i gatshëm të ndihmojë. Kjo lloj marrëdhënie do të zhvilloj shumë aftësi që do të zhvillojnë por edhe mund ti aplikosh më vonë si drejtues për të zhvilluar ekipin tënd.


Nëse vërtet dëshiron të zhvillohesh në karrierë dhe fitosh rol drejtuesi, tregohu proaktiv si një HiPo çdo ditë për t’u përmirësuar dhe zhvilluar.