Inxhinier Elektrik

Expired on: Nov 27, 2021

Klienti ynë është kompani lider në tregun shqiptarë në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre.


Për klientin tonë, ne aktualisht kërkojmë të plotësojmë vendin vakant për Inxhinier Elektrik, i cili duhet të ketë ekspertizën e duhur për të menaxhuar proceset dhe marrëdhëniet me klientët në fazat para dhe pas shitjes.


Përgjegjësitë kryesore të kandidatit të përzgjedhur lidhen me kombinimin e ekspertizës teknike dhe aftësive komerciale për të plotësuar nevojat e klietëve, kryerjen e përllogaritjeve të sakta për çdo ofertë, suportimin e klientëve gjatë dhe pas përfundimit të projekteve.
Kandidati do raportojë tek Drejtori i Shitjeve dhe do bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Teknik.


Kandidati i përzgjedhur duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:
•Përvojë pune profesionale 3-5 vjet me klientë B2B
•Edukim teknik nga shkollat profesionale ose fakulteti-dega Inxhinieri Elektrike
•Njohuri shumë të mira teknike të produkteve elektrike
•Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive në mjedisin e biznesit
•Të menduarit komercial dhe aftësia për të ndërtuar raporte shumë të mira me klientë janë të domosdoshme për këtë pozicion
•Njohuri të gjuhëve të huaja përbëjnë avantazh


Nëse ky pozicion përputhet me interesat dhe aftësitë tuaja, mos hezitoni të dërgoni aplikimin tuaj me CV, duke iu referuar pozicionit të punës në [email protected]

Job Category: Jobfit
Job Type: Full Time
Job Location: Tirane
Sorry! This job has expired.